Kjo temë ka rëndësi të madhe, pasi në shoqërinë tonë ende ekzistojnë role të ngulitura gjinore, edhe pse ato janë më pak të shprehura në botën perëndimore. Meshkujt ende konsiderohen si gjinia më e fortë fizikisht dhe menderisht për shkak të modeles konservatore të menduarit. Si rezultat i këtyre ideve, meshkujt e kanë vështir te kerkojn ndihmë kur ata kanë nevojë për te.
Dua gjithashtu të ndaj experiencat e mia në lidhje me këtë temë. Edhe pse ka momente kur ndihem i zhgënjyer, ato janë vetëm periudha të shkurtra që nuk mund të shihen si depresione serioze.
Edhe pse depresioni është një temë e perhapur, unë kurrë nuk kam lexuar një artikull rreth depresionit te meshkujt. Nuk isha i vetëdishëm që ngjarje si divorcet dhe problemet profesionale mund të jenë shkaktarë të depresionit te meshkujt.
Pasi depresionet paraqesin një sëmundje serioze, është e rëndësishme të merremi me këtë temë. Është vendimtare të kuptohen shkaqet dhe të jemi të vetdishem dhe të fortë për të pranuar se vuajmë nga depresioni dhe kërkojmë ndihmë profesionale.
Per cfarë behet fjale ne artikull?
Psikiatri Johannes Wancata shpjegon në artikullin e tij „Depresionet: Burrat kanë simptoma të ndryshme“, i publikuar në botuesin Schrödinger’s Katze më 9 shkurt 2023, se depresionet prekin meshkujt më rrallë se gratë dhe kan dallime ne simptoma, ku meshkujt tregojnë shenja shtesë si irritabiliteti, agresiviteti dhe sjelljet e rrezikshme.
Depresionet prekin meshkujt më rrallë se gratë, dhe simptomat e tyre ndryshojnë, sipas shpjegimit të psikiatrit Johannes Wancata. Te dyja gjinitë përjetojnë ndjesinë e ulët të humorit, humbjen e interesit dhe mungesën e motivimit. Meshkujt tregojnë shtesë shenja të pazakonta si irritabiliteti, agresiviteti dhe sjelljet e rrezikshme. Këto dallime çojnë në faktin që meshkujt diagnostikohen më rrallë me depresion, pasi ata kërkojnë më pak ndihmë mjekësore.
Në Austri, rreth 730,000 persona preken nga depresionet, nga të cilët 264,000 janë meshkuj. Shkaqet e ndryshme kontribojnë në këtë disparitet gjinor. Tek gratë, faktorët socialë si ngarkesa e shumëfishtë nga shtëpia, puna dhe konfliktet luajnë një rol. Tek meshkujt, divorci, ndarja dhe problemet e punës shpesh janë shkaktarë të depresionit.
Tek individët me simptoma të vazhdueshme dhe të rënda, duhet të kërkojnë ndihmë profesionale, duke filluar nga mjeku i tyre dhe në nevojë nga një specialist i psikiatrisë. Në rast të mendimeve për vetëvrasje, është e rëndësishme të kërkojnë menjëherë ndihmë në qendrat e ndërhyrjes në krizë ose në departamentet psikiatrike të spitalet. Keshtu thotë Wancata.
Ky rekomandim leximi vjen nga Adrian Shala, Akademia Tregtare, 5B, Shkollat BFI.
Das ist ein Lesetipp zum Beitrag: Depressionen: Männer haben andere Symptome.